image Ndërtim pa leje dhe ndotje lumenjsh në Durrës, procedohen 7 persona

Rajon

Ndërtim pa leje dhe ndotje lumenjsh në Durrës, procedohen 7 persona

news image

Procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas në Durrës.

Këta persona akuzohen për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Ndotja e ajrit”.

“Në vijim të kontrolleve për parandalimin e ndotjes së ambientit dhe lumenjve dhe për parandalimin e ndërtimeve pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit: T. T.,  I. K., M. K., I. K., Z. Ç., R. B., dhe Q. T., banues në Jubë, Sukth dhe Shijak” – njofton policia.

Këta shtetas, në Jubë, në grykëderdhjen e lumit Erzen, kanë hedhur pjesë furgoni dhe qese plastike dhe kanë ndërtuar 2 kontenierë metalik dhe disa ndërtime njëkatëshe me mur betoni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.