image Ndërtesa e Qeverisë mbulohet me flamurin e Ukrainës, Kurti: Historia favorizon të drejtët

Politikë

Ndërtesa e Qeverisë mbulohet me flamurin e Ukrainës, Kurti: Historia favorizon të drejtët

news image

Flamuri i Ukrainës ka mbuluar ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Në lidhje me këtë kryeministri Albin Kurti ka bërë një postim në Twitter, ku ka shprehur mbështetjen për popullin e Ukrainës.

Kurti ka shkruar se edhe pse lufta mund të jetë e vështirë, historia favorizon të drejtët.

Pavarësisht se sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët. Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne mbuluam ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”, ka shkruar Kurti.

/GazetaSinjali/