image Ndërron jetë ish-sportisti kosovar

Sporte të tjera

Ndërron jetë ish-sportisti kosovar

news image

Ka vdekur ish-sportisti kosovar, Adem Rexha në moshën 75 vjeçare.

Rexha më parë ishte basketbollist dhe pastaj gjyqtar për disa vite kurse kishte luajtur edhe për Vëllaznimin.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur edhe KB Vëllaznimi, të cilët në njoftimin e tyre thanë se Rexha ishte një nga basketbollistët më të dalluar të klubit.

Njoftimi i plotë:

I njoftojmë të gjithë simpatizuesit e Klubit të Basketbollit “Vëllaznimi” se sot në moshën 75 vjeçare ndërroi jetë ADEM REXHA.

Ademi, për më shumë se 10 vite ishte ndër basketbollistët më të dalluar të klubit tonë. Pas përfundimit të karrierës prej basketbollistit aktiv, ai u angazhua në kryesinë e Klubit dhe njëherit ushtroi detyrën e gjyqtarit të basketbollit duke arritur në rangun federativ të ish shtetit jugosllav. Ademi është dalluar edhe në një sport tjetër. Për vite me radhë ishte ndër kërcyesit më të shquar nga Ura e Fshejt (në stilin e dallëndyshe).

Me vdekjen e Ademit, klubi ynë por edhe Gjakova humbi një ish sportist dhe ish gjyqëtar sporti shumë të dalluar.

/Gazeta Sinjali Sport/