image Ndërron jetë ish-asistenti i Sir Alex Ferguson

Futboll

Ndërron jetë ish-asistenti i Sir Alex Ferguson

news image

Legjenda e futbollit skocez, Walter Smith ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra skoceze, Rangers, të cilën ai kishte drejtuar për shtatë vite.

I ndjeri, përveç që kishte drejtuar skuadrën e famshme skoceze, ai ishte edhe trajner i Evertonit në Premierligë.

Nga 2004 deri me 2007 ishte emëruar selektor i Skocisë. Për disa vite, Smith ishte edhe asistent i Sir Alex Ferguson te Manchester United.

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të ish-menaxherit, kryetarit dhe legjendës së klubit tonë”, thuhet në njoftimin e Rangers.

Smith mbetet si një nga trajnerët më të suksesshëm të Rangers duke fituar 10 tituj të ligës. /Gazeta Sinjali Sporti/