image Ndërron jetë Eduard Kukan, ish i dërguar i posaçëm për Kosovën

Evropë

Ndërron jetë Eduard Kukan, ish i dërguar i posaçëm për Kosovën

news image

Ka vdekur në moshën 83-vjeçare ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan.

Ai ishte ministër i Jashtëm i Sllovakisë nga viti 1998 deri në vitin 2006.

Kukan ishte anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2009 deri në vitin 2019.

Në vitin 1999 ai shërbeu gjithashtu si i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i OKB-së, Kofi Annan.

/GazetaSinjali/