image Ndërron jetë aktori i "Disney" në moshën 24-vjeçare

Film

Ndërron jetë aktori i “Disney” në moshën 24-vjeçare

news image

Ylli i “Disney”, Sebastian Athie ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare, transmeton Gazeta Sinjali.

Aktori meksikan ishte i njohur për interpretimin e Lorenzo Guevara në serinë televizive argjentinase për adoleshentët “O11CE”, e cila transmetohej në “Disney Channel”, në Amerikën Latine.

“Me keqardhje të thellë … në emër të shoqatës, raportojmë vdekjen e Sebastián Athié. Ai ishte 24 vjeç. Ne i dërgojmë një përqafim solidariteti familjes dhe miqve të tij me ngushëllimet tona më të thella”, thuhet në deklaratën e “Shoqata Kombëtare e Aktorëve të Meksikës”.

Lajmi i trishtë është ndarë në mediat sociale të “Disney Channel Latin America”, dhe “Disney Radio Brasil”.

Nuk dihen shumë detaje rreth vdekjes së Sebastianit. Postimi i tij i fundit në mediat sociale ishte një muaj më parë.

Sebastian u shfaq në disa shfaqje të tjera televizive meksikane, përfshirë “La Rosa de Guadalupe”.

Sebastian gjithashtu nisi një karrierë muzikore në vitin 2018, duke lançuar një duet të titulluar “Hasta que Vuelvas” me aktorin Javier Eloy Bonanno./Gazeta Sinjali/