image Ndërron jetë 13-vjeçari nga Rahoveci, po kërkonte ndihmë për shërim jashtë vendit

Sociale

Ndërron jetë 13-vjeçari nga Rahoveci, po kërkonte ndihmë për shërim jashtë vendit

news image

Ka ndërruar jetë Erhan Mushla, 13-vjeçari nga Rahoveci, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur në faqen zyrtare të shkollës “Isa Boletini” në Rahovec, ku 13-vjeçari vijonte mësimet.

“Na la një shok i mirë, e pabesueshme Erhan që ike kaq shpejtë, Zoti të dhëntë paqe e qetësi për shpirtin tënd. Shokët dhe shoqet e klasës VII/1 SH.F.M.U ‘Isa Boletini, Rahovec.”

“E nderuara familja Mushla me dhembje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit tonë Erhanit, ndajmë dhembjen me humbjen e nxënësit të nderuar, shembëlltyra e tij prej një nxënësi shembullor do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një kujtim i paharruar”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Familja Mushla kishte kohë që po kërkonte ndihmë nga qytetarët që t’i mblidhte të hollat për ta dërguar Erhanin për shërim jashtë vendit./Gazeta Sinjali/