image Ndërron jetë njëri nga arkitektët më të njohur shqiptar

Art & Dizajn

Njoftimi/ Ndërron jetë njëri nga arkitektët më të njohur shqiptar

news image

Arkitektura shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të njohura. Maks Velo ka nderruar jetë, në moshën 84-vjeçare.

Lindur në Paris dhe i rikthyer menjëherë në Korçë, Velo u diplomua në Institutin Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. 

Simboli i dimensionit të lirisë jo vetëm në arkitekturë, por edhe në pikturë e ideologji, Maks Velo u shua këtë të enjte në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku ishte shtruar disa ditë më parë për shkak të shëndetit të dobët.

Prej disa vitesh, Velo vuante nga anemia, por nuk e la kurrë aktivitetin e tij, e kohët e fundit e kemi parë të mbronte kauzën e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Shqipëria kështu humb një nga mendjet e lira e të vendit, që edhe pse njihej si arkitekt ndërkombëtarisht, la pas vepra në telajo, por edhe libra me kujtime nga koha kur publicistika dhe arti i tij i kundërvihej komunizmit.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj. /Gazeta Sinjali/