image Ndalohet personi që dyshohet se kërcënoi me kallash një të ri në Gjakovë

Siguri

Ndalohet personi që dyshohet se kërcënoi me kallash një të ri në Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali dje ka raportuar për një incident që ka ndodhur orët e para të së premtes në një lokal në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë, ku një person dyshohet se kërcënoi me kallashnikov një 21-vjeçar.

I dyshuari ishte larguar me veturën e tij me targa austriake, në drejtim të panjohur dhe nuk dihej identiteti i tij.

Sinjali mëson se pas një pune hetimore, Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin, me ç’rast ai u arrestua mbrëmë dhe u shoqërua për në stacionin policor në Gjakovë.

Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës’.

Pas përfundimit të procedurave policore, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/