image Ndalohet për kontroll, i gjendet armë pa leje

Siguri

Ndalohet për kontroll, i gjendet armë pa leje

news image

Gjatë ditës së djeshme në Prizren është ndaluar një person me inicialet F.L, 38 vjeçar,  të cilit iu është gjetur një armë pa leje, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bënë të ditur policia, gjatë një kontrolli rutinor është ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit të vozitësit, në një qantë krahu iu është gjetur një armë të tipit pistoletë të modelit, “ZORAKI M906-B” me numër 0310, kalibër 9mm P.A.K dhe një karikator.

Në lidhje me këtë rast në stacionin policor në Prizren Veri është shoqëruar i dyshuari së bashku me dy dëshmitarë.

Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi që rasti te hetohet ne procedurë të rregullt hetimore“, thuhet në njoftimin e Policisë./GazetaSinjali/