image Ndalohet për 48 orë kreu i FFK-së, dyshohet për dy vepra penale

Siguri

Ndalohet për 48 orë kreu i FFK-së, dyshohet për dy vepra penale

news image

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është arrestuar sot dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë me dije se Ademi dyshohet për kryerjen e veprave penale ‘Keqpërdorim i besimit’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale.

/GazetaSinjali/