image Arrestohet aktivisti i PSD-së, dërgohet në mbajtje

Siguri

Arrestohet aktivisti i PSD-së, dërgohet në mbajtje

news image

Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se aktivisti i tyre Adem Megjuani është arrestuar, lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimit të energjisë.

Në njoftimin e bërë kjo parti ka kërkuar lirimin e Megjuanit.

“Partisë-shtet i ka penguar pjesëmarrja masive e njerëzve në protestë. Menjëherë nisën me gjueti shtrigash. Sot kanë vazhduar me arrestime. Propaganda policore që kishte për qëllim ta kriminalizoj një protestë paqësore, po përkthehet me përndjekje”, thuhet në reagimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Të lirohet menjëherë aktivisti Adem Megjuani!

Në orën 9:00, aktivisti Adem Megjuani i është përgjigjur thirrjes së policisë për intervistim lidhur me incidentin që ndodhi në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Të njëjtit prokurori i rastit i ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orëve. Kjo masë nuk i përmbush asnjërën prej kushteve të parapara me Kodin e Procedurës Penale për shqiptimin e saj.

Mënyra se si ka vepruar prokurori i rastit përbën abuzim të pushtetit të tij e shkelje të të drejtave të aktvistit tonë.

Joproporcionaliteti i veprimeve të prokurorisë është proporcional vetëm me nevojën e pushtetit për të disiplinuar veprimet opozitare të PSD-së.Partisë-shtet i ka penguar pjesëmarrja masive e njerëzve në protestë.

Menjëherë nisën me gjueti shtrigash. Sot kanë vazhduar me arrestime. Propaganda policore që kishte për qëllim ta kriminalizoj një protestë paqësore, po përkthehet me përndjekje.

Të lirohet menjëherë aktivisti Adem Megjuani! /GazetaSinjali/