image Ndalohen 60 persona që nuk mbajtën maskë sot në Prishtinë

Shëndetësi

Ndalohen 60 persona që nuk mbajtën maskë sot në Prishtinë

news image

Me vendimin e ri të qeverisë, qytetarët e Kosovës obligohen t’i mbajnë maskat kundër koronavirusit pavarësisht se ku ndodhen.

Inspekcioni në Prishtinë qysh dje ka filluar t’i ndalojë të gjithë ata që nuk e respektojnë këtë masë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Dje janë marrë shënimet për procedurë të mëtutjeshme për 115 qytetarë. Kurse sot janë ndaluar 60 qytetarë përgjatë inspektimeve në terren bashkë me Policinë e Kosovës”, tha Tahiri për Gazetën Sinjali.

Numër i madh i inspektorëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë parë dje dhe sot nëpër rrugët e kryeqytetit.

Megjithatë, ata që nuk i respektojnë masat kundër COVID-19 do të dënohen nga Policia e Kosovës.

Sipas Afrim Ahmetit, drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, dënimet shkojnë nga 2 deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë.

Deri më sot në Kosovë janë konfirmuar 5 mijë e 118 raste me koronavirus. /GazetaSinjali/