image Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 50-vjeçarit në Bibaj të Ferizajt

Drejtësi

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 50-vjeçarit në Bibaj të Ferizajt

news image

Një person kishte mbetur i vdekur pas një mosmarrëveshje në parkingun e një pompe derivatesh në fshatin Bibaj të Ferizajt më 21 shkurt, transmeton Gazeta Sinjali.

E sot, policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është intervistuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Lidhur me rastin e lartëshënuar,ju njoftojmë se sot me 02.03.2021 rreth orës 17:30, B.SH.(m/Kosovar) i dyshuari i cili ishte larguar nga Republika e Kosovës, në prezencë të avokatit mbrojtës është paraqitur në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj ku i njejti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Me urdhër të Prokurorit kujdestar të krimeve të rënda, ndaj të dyshuarit është marrë masa e ndalimit për 48 orë  deri në kompletimin e lëndës”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Sinjali/