image Ndahet nga jeta Moikom Zeqo, mendimtari që la pas një histori të tërë arti

Art & Dizajn

Ndahet nga jeta Moikom Zeqo, mendimtari që la pas një histori të tërë arti

news image

Në moshën 71-vjeçare është ndarë nga jeta një nga intelektualët shqiptarë. Njeriu i artit, Moikom Zeqo mëngjesin e sotëm e ka humbur betejën me një sëmundje që e mundonte prej kohësh.

Autori i më shumë se 60 titujve që i lanë brezave një histori të tërë arti e nisi karrierën e tij si mësues, por e donte po aq arkeologjinë, letërsinë dhe kinematografinë sa krijoi në këto fusha duke lënë pas sot një pasuri të madhe në letrat shqipe.

Veprat e Moikom Zeqos janë përkthyer në disa gjuhë të botës duke tejkaluar kufijtë e vendit të vogël ku jetoi, duke përfaqësuar kështu disa herë Shqipërinë në konferenca ndërkombëtare.

Në karrierën e tij një rol i rëndësishëm ka qenë edhe piktura, ku mendimtari iu shfaq publikut me tri ekspozita vetjake.

Moikom Zeqo ishte doktor i shkencave dhe mban titullin “Mjeshtër i madh” falë veprës që la pas. /Gazeta Sinjali/