image Ndahet nga jeta aktori i njohur Fuat Boçi

Film

Ndahet nga jeta aktori i njohur Fuat Boçi

news image

Aktori i mirënjohur fierak Fuat Boçi, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Aktori i qindra roleve, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit dhe përcillet për në banesën e fundit këtë të martë në orën 12:00.

Fuat Boçi lindi në vitin 1931 në Voshtinë dhe në vitin 1938 familja e tij u shpërngul në Fier.

Boçi ka marrë pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role.

Krahas varietesë, ka luajtur shumë role edhe në pjesë për fëmijë, sikurse ne Teatrin e Kukullave të qytetit.

Fuat Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”. /Gazeta Sinjali/