image "Ncuk, ncuk, ncuk", përgjigjja e Edi Ramës kur pyetet për angazhimin e Albin Kurtit në fushatën zgjedhore të LVV-së në Shqipëri

Shqipëri

“Ncuk, ncuk, ncuk”, përgjigjja e Edi Ramës kur pyetet për angazhimin e Albin Kurtit në fushatën zgjedhore të LVV-së në Shqipëri

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrat e qeverisë së tij dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ka ditë që janë angazhuar në përkrahjen e tre kandidatëve të kësaj partie për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Madje, disa prej tyre, fundjavën e kaluar, kanë shkuar edhe fizikisht që të marrin pjesë në fushatë.

Derisa në Kosovë kjo fushatë ka nxitur reagime të shumta nga opozita dhe qytetarët, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, as nuk do të diskutojë për të.

I pyetur se si e sheh ai këtë mbështetje që Kurti po ua jep tre kandidatëve të degës së LVV-në në Shqipëri, Rama ka refuzuar të përgjigjet.

“Në këtë fushatë garojnë edhe 3 kandidatë që mbështeten nga Vetëvendosja, cili është mendimi juaj për mbështetjen publike që kryeministri Kurti po ua bën tre kandidatëve është një debat që është i ndezur në Kosovë dhe ndoshta kërkohet një përgjigje në Tiranë?”, ishte pyetja e gazetarit.

“Ncuk, ncuk, ncuk, kalojmë në pyetjen tjetër”, u përgjigj Rama.

“Nuk keni asnjë koment për?”, tha gazetari.

“Ncuk, ncuk, ncuk”, u përgjigj Rama.

“Çfarë keni menduar thjesht kur keni dëgjuar?”, tha gazetari.

“Ncuk, ncuk, ncuk, kalojmë në pyetjen tjetër.”, tha Rama.

/Gazeta Sinjali/