image NASA fotografon planetin Jupiter në detaje

Teknologji

NASA fotografon planetin Jupiter në detaje

news image

Teleskopi hapësinor James Webb arriti të kapë imazhe jashtëzakonisht të detajuara të planetit Jupiter dhe aurorave të tij.

Nga fotot e publikuara nga NASA vihen re unazat e tij dhe dy hënat e vogla Amalthea dhe Adrastea. Fotot u realizuan më 27 Korrik dhe u aplikuan filtra të ndryshëm mbi to për të reflektuar më mirë detajet e planetit.

Në foto vihet re edhe njolla e kuqe si dhe formacione të reve të bardha të reflektojnë sasinë e madhe të dritës së diellit, raporton PCWorld Albanian.

Vështrimet e planetit Jupiter duhet të japin më tepër të dhëna rreth jetës së planetit. Gjithashtu do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë sjelljen e gjigantëve të gazit përtej sistemit diellor.

Të dhënat e grumbulluara nga James Webb së shpejti mund të provojnë shumë të dobishme në shumë nivele.

/GazetaSinjali/