image Nagavci: Telekomi po falimenton qëllimshëm, funksionimi i tij do të jetë i pamundur

Kosovë

Nagavci: Telekomi po falimenton qëllimshëm, funksionimi i tij do të jetë i pamundur

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit në Telekomin e Kosovës.

Sipas saj, kjo kompani po falimenton qëllimshëm, ndërsa shton se nesër ka thirrur mbledhjen e Kuvendit për të gjetur një zgjidhje.

“E dimë në të shkuarën se si në aferën Pronto, Adem Grabovci i kërkonte Devollëve t’i dërgonte para në llogari pasi i ‘ishte tharë fyti’. Tani duket që presidentit Thaçi i është njomur fyti. Telekomi duket se po falimenton qëllimshëm. Bordi dha dorëheqje në pamundësi për të ndërmarrë diçka. Tërë fondet janë marrë. Funskionimi i Telekomit do të jetë thuajse i pamundur”, është shprehur ajo në T7.

Nagavci ka dhënë kritika edhe ndaj Qeverisë Hoti, për të cilën tha se kjo qeverisje është rikthim në situatën e para 6 tetorit.

“Ata nuk i kanë as 61 vota. Janë të kushtëzuar në gjithçka. Pamë kërkesat për buxhet nga PDK-ja. Kjo qeverisje është rikthim në situatën para 6 tetorit”, përfundon Nagavci. /Gazeta Sinjali/