image Nagavci reagon për shembjen e teatrit në Tiranë, e krahason me rrëzimin e Qeverisë Kurti

Kosovë

Shkrim/ Nagavci reagon për shembjen e teatrit në Tiranë, e krahason me rrëzimin e Qeverisë Kurti

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, të cilën e ka krahasuar me rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Sipas saj, teatri në Shqipëri dhe në Kosovë Qeveria Kurti, u rrëzuan në kohë pandemie globale dhe kundër vullnetit të qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Në Tiranë rrëzuan godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar, në Kosovë rrëzuan Qeverinë e re të Albin Kurtit, të dyja në kohë pandemie globale, të dyja kundër vullnetit të qytetarëve. Për të mirën e shqiptarëve do duhej të binte e vjetra në mendësi, në sjellje e qëllime të këqia. Tek ne po ndodh e kundërta, por rrëzohet e reja progresive e po shembet kujtesa historike”, ka shkruar Nagavci në profilin e saj në Facebook. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/arberienagavci/posts/1111081439276090?__xts__[0]=68.ARDg4utg6OG61g48Fi-EcfF37J92ysGTBPRzYiyzDP9ln9u2ydyogAG_iFUQ1ppVf6iB-IulpNUrTxLLzfYNRvUhfpLG3F_FYkf05Z-WAqLiDTGwZkY7tZEacNRHWD85r75YGlCHzo8D8aLDjyg43-jo9epM_jksUB6U3Ka-ZlhADn3pM1OQYNLQFCR897ERGayyvrSUg9qRBwaIapjrPtzE6vOY2Wf99ZoS3YccMtcuw9I1j1MCal7vobiyQILnkcqpl5yJ0VPN1RyXlrEd2z2XOjH_8NPGnak4oA-xZpiDrdU1Up4EXnXlTe-03XSJwedFNrNy8ZnzLb29OXTIVQ&__tn__=-R