image Nagavci reagon ashpër pasi në Kosovë sot u shënuan 16 viktima nga koronavirusi

Kosovë

Nagavci reagon ashpër pasi në Kosovë sot u shënuan 16 viktima nga koronavirusi

news image

Në 24 orët e fundit në Kosovë 16 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa janë regjistruar edhe 258 raste të reja me COVID-19.

E kjo ka shtyrë nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci që të reagojë ashpër, transmeton Gazeta Sinjali.

“Vdekja e qytetarëve dhe gjendja e rëndë, nuk janë arsye të mjaftueshme që deputetët e Kuvendit të votojnë amendamentin për blerjen e maskave për qytetarët. Por votuan për asfalt, mobilie, luks, gjykatën speciale”, ka shkruar Nagavci në rrjetin social Twitter./Gazeta Sinjali/