image Nagavci: Kot po bëni propagandë se VV është antiamerikane, nuk ka Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve

Kosovë

Reagim/ Nagavci: Kot po bëni propagandë se VV është antiamerikane, nuk ka Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve

news image

Nënkryetarja në detyrë e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj akuzave që po i bëhen kësaj partie duke e quajtur antiamerikane, e të cilat ajo i ka cilësuar si propagandë.

Përmes një reagimi në Facebook, Nagavci ka thënë që LDK-ja ka koordinuar qëndrimet me presidentin Thaçi, për të krijuar një Qeveri pa Vetëvendosjen, shkruan Gazeta Sinjali.

“Por e vërteta është se ju keni koordinuar qëndrimet me Presidentin Thaçi të krijoni një qeveri pa LV!, një qeveri me AAK e NISMA, atë që me të drejtë i akuzonit deri dje. Por kjo nuk është e mundur.
Në këtë ngutin tuaj të jeni dhe një herë në shërbim të Thaçit nuk do të keni sukses, andaj dhe propaganda nuk do të iu bëj punë”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, kjo nuk është e mundur pasi “nuk ka Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve”./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/arberienagavci/posts/1073470339703867?__xts__[0]=68.ARAlsLYy3ViZ-vV9Kd9Ei6VFltNEg7qPDO5Tx0YD1PctasfiWQ8CkexO8TGYhVNgOPuL3wBaA16UO2Txtnf28dmSD2z8omzkVuILRuZGJPlMg_LVCgDqUIwUboGzy302KfyF1DaWZVj2wvNyYC5xZFDUI_H2C4f3AF5wP2ibPdchLTYv9pOqkWCDQkxWA4glVO3Vi6sbsIT8bhP2L0Y5_juG0UGQF-H1CHLexGIUiaRrfNfsIfziGzO-E9DUp0qzxqpnUwkB5hJvTis6df_M0JrZ5lfzNDG1gU_T6g3m3hagb5PLIhC0RuABKiLsxfQo5MuAMjx-_4QmOiCP5oCuSg&__tn__=-R