image Nagavci: Klasa e stërvjetruar politike do ta marrin përgjigjen për tradhti më 14 shkurt

Politikë

Nagavci: Klasa e stërvjetruar politike do ta marrin përgjigjen për tradhti më 14 shkurt

news image

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, thotë se klasa e vjetër politike do të marrë përgjigje për tradhti në zgjedhjet e 14 shkurtit.

U është drejtuar LDK-së, PDK-së, AAK-së, LS-së dhe Nismës, për të cilët thotë se e përmbysën vullnetin e qytetarëve që votuan më 3 shkurt për Qeverinë Kurti 1.

“Filluam qeverisjen e mirë Kurti me 3 shkurt 2020 e do kthehemi shumë më të fuqishëm me 14 shkurt 2021 me Qeverinë Kurti 2. Nesër, me 3 shkurt fillon zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Rastisi të jetë saktësisht në njëvjetorin e votimit të Qeverisë Kurti. Zgjedhjet e kaluara, Kosova votoi për LV! dhe mbështeti për Kryeministër Albin Kurtin, një person të jashtëzakonshëm, të përgatitur mirë intelektualisht, të dëshmuar në konsistencë dhe në angazhim, punëtor e të palodhur, të përkushtuar për të përmbushur të gjitha premtimet dhe për të zbatuar reformat në qeverisje, arsim, ekonomi, drejtësi, e shëndetësi”, shkroi Nagavci në Facebook.

Rrëzimin e Qeverisë Kurti 1, thotë Nagavci, deputetët e këtyre partive e bënë në kohë pandemie.

Vullnetin e qytetarëve e përmbysën deputetët e LDK,PDK,AAK,LS,NISMA. Si ngaherë u bënë bashkë për interesa personale duke e lënë vendin pa qeveri në pandemi, në kohët  më të vështira që po kalonte jo vetëm populli ynë, por e gjithë bota. Përgjigjen për këtë  tradhti klasa e stërvjetruar politike do ta marrin shumë shpejtë, nga qytetarët gjithandej Kosovës ashtu si dhe mërgata jonë kudo në botë”, shkruan tutje ajo.

Më 3 shkurt 2021 nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt./Gazeta Sinjali/