image Naftëtarët mohojnë të ketë pasur marrëveshje për rritjen e çmimit të naftës

Kosovë

Ekonomi/ Naftëtarët mohojnë të ketë pasur marrëveshje për rritjen e çmimit të naftës

news image

Shoqata e Ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL” pranë Odës Ekonomike të Kosovës, sot mbajti kuvendin e saj.

Shoqata në mënyrë unanime e kundërshtoi Raportin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, si dhe theksoi se nuk ka marrëveshje për çmim dhe nuk ka pasur asnjëherë marrëveshje për çmim kartel.

Po ashtu e kundërshton fuqishëm edhe njëherë opinionin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës lidhur me marzhën e fitimit ku ka cekur se është nga 60 deri në 124% fitim në derivate, çka do të thotë se kjo marzhë nuk ka qenë dhe nuk ka ekzistuar asnjëherë në tregun e Kosovës./ Gazeta Sinjali/