image “Na taksoni më shumë”, milionerët protestojnë në Davos

Evropë

“Na taksoni më shumë”, milionerët protestojnë në Davos

news image

Një grup i vogël i të pasurve janë mbledhur në Davos të Zvicrës ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror. Ata i janë bashkuar aktivistëve të majtë, duke bërë thirrje për sisteme më të drejta tatimore në mbarë botën.

Duke e quajtur veten ‘Milionerët patriotë’ ata kanë kërkuar rritje të taksave për njerëzit e pasur, shkruan The Guardian.

“Ndërsa pjesa tjetër e botës po shembet nën peshën e një krize ekonomike, miliarderët dhe liderët botërorë takohen në këtë kompleks privat për të diskutuar pikat e kthesës në histori. Është skandaloze që liderët tanë politikë të dëgjojnë ata që kanë më shumë, dinë më së paku për ndikimin ekonomik të kësaj krize, dhe shumë prej të cilëve paguajnë shumë pak taksa. I vetmi rezultat i besueshëm nga kjo konferencë është taksimi i më të pasurve dhe na taksoni neve tani”, ka thënë milioneri britanik Phil White.

Gjatë dekadës së fundit, një numër në rritje milionerësh dhe miliarderësh në SHBA dhe Evropë kanë folur hapur, duke u bërë thirrje qeverive që të vendosin taksa më të larta, duke përfshirë taksat e pasurisë për më të pasurit.

Ndërsa vetëm një numër i vogël milionerësh ishin në Davos për të marrë pjesë në protestë, aktivistët u kanë dërguar një letër të hapur të gjithë delegatëve të Davosit, të nënshkruar nga më shumë se 150 milionerë në disa vende.

/GazetaSinjali/