image Myrto Uzuni komenton pas golit ndaj El Paso: Ishim të uritur për fitore

Futboll

Myrto Uzuni komenton pas golit ndaj El Paso: Ishim të uritur për fitore

news image

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, vazhdon të tregojë formë të mirë me fanellën e Austin FC në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në shtëpi, Austin FC arriti të marrë një fitore dramatike me rezultat 3-2 ndaj El Paso, dhe Uzuni ishte protagonist duke realizuar golin e dytë për skuadrën e tij – goli i dytë personal që prej transferimit te ky ekip.

Pas ndeshjes, futbollisti beratas ka komentuar me emocion paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se motivimi dhe dëshira për fitore ishin vendimtare në këtë përballje.

“Patëm karakter dhe uri. Të gjithë ishin të uritur për të fituar dhe për të sulmuar në çdo moment. Mendoj që të gjithë bëmë një punë të shkëlqyer në pjesën e dytë, por gjithashtu edhe në pjesën e parë. Ky është futbolli. Pësuam 2 gola, por duhet të jemi të lumtur me këtë fitore”, është shprehur Uzuni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/