image Myftiu Tërnava shkon te familja e ish-presidentit Thaçi: Padrejtësi shumë e madhe që ata janë në Hagë

Sociale

Myftiu Tërnava shkon te familja e ish-presidentit Thaçi: Padrejtësi shumë e madhe që ata janë në Hagë

news image

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava ka qëndruar sot për vizitë te familja e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë.

Lajmin e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, përmes disa fotografive në faqen zyrtare.

Sipas njoftimit të BIK, Tërnava është pritur nga Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Sipas Tërnavës, ajo me çfarë po përballët ish presidenti Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë Gjykata Speciale në Hagë është një padrejtësi e madhe që po iu bëhet atyre.

“Ne kemi presidentin, por edhe të tjerët në Hagë, e që është një padrejtësi shumë e madhe që ata gjenden atje. Është djali i juaj dhe edhe unë jam prind, e kuptoj se çka është të mos e kesh për momentin këtu, mirëpo edhe shkuarja atje përgjigja pozitive e asaj ftese ka treguar një burrëri, një gatishmëri që ai të përballet me ato akuza të paqena. Ende pa dal në gjyq historia po i demaskon ato. Është një zgjatje e pakuptueshme e procesit që po ndodhë atje”, ka thënë Myftiu Tërnava.

/GazetaSinjali/