image Mustafa viziton komunat e dëmtuara nga breshëri dhe shiu në Kosovë

Kosovë

Mustafa viziton komunat e dëmtuara nga breshëri dhe shiu në Kosovë

news image

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar sot fermerët e komunave të dëmtuara nga breshëri dhe shiu në vendin tonë.

Mustafa në vizitë tek fermerët e Komunës së Pejës, Istogut, Deçanit dhe Junikut, është shoqëruar nga kryetarët e këtyre komunave, ku kanë parë nga afër gjendjen e bujqve në sektorët e bujqësisë, pas dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Në anën tjetër, Mustafa i ka njoftuar fermerët, se komunat do të formojnë komisione që do të bëjnë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga breshëri, të cilat do të kompensohen brenda mundësive buxhetore të ministrisë duke u bazuar në listat e përpiluara nga këto komisione komunale./Gazeta Sinjali/