image Mustafa tregon se kur do të votohet Qeveria Hoti

Politikë

Mustafa tregon se kur do të votohet Qeveria Hoti

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se nesër ose të hënën do të mbahet seanca ku do të votohet qeveria e re, shkruan Gazeta Sinjali.

Mustafa ka treguar se sot do të mbajë takim konsultativ me organet e partisë.

“Tani ekziston një mundësi që seanca të mbahet nesër. Ekziston edhe mundësia që të mbahet të hënën”, deklaroi Mustafa.

Me shumicën e votave të kryesisë së partisë, Avdullah Hoti është i nominuari i LDK-së si mandatar për krijimin e qeverisë së re.

Dekretin e presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit, Gjykata Kushtetuese mbrëmë vlerësoi se është në përputhje me kushtetutën, duke i dhënë kështu dritë të gjelbër formimit të qeverisë së re. /Gazeta Sinjali/