image Mustafa tregon arsyen pse LDK e zgjodhi një jurist në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

Politikë

Mustafa tregon arsyen pse LDK e zgjodhi një jurist në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar arsyet pse kjo parti ka zgjedhur ministër të Shëndetësisë, Armend Zemajn, i cili me profesion është jurist, shkruan Gazeta Sinjali.

Mustafa është shprehur se LDK ka vlerësuar se është mirë që më mirë që këtë dikaster ta udhëheqë një menaxher i mirë, ndërsa çështjet profesionale t’u lihen në dorë mjekëve.

“Sa i përket Zemajt, ne kemi qenë të vetdijshëm që nuk është i fushës. Ne kemi vlerësuar që më mirë ta kemi ministër një menaxher, ndërsa çështjet profesionale t’ua lëmë mjekëve. Zemaj po mundohet, po bën punë ditë dhe natë. Jam shumë i bindur që gjatë kësaj periudhe po punon shumë. Ka një staf të gjerë me të cilin mund të diskutohet për çështjet profesionale. Ne s’mund ta marrin një mjek nga QKUK, që mund të jetë mjeku më i mirë, por ai mund të mos dij të menaxhojë si duhet” është shprehur ai në RTK.

I pari i LDK-së ka folur edhe rreth mospajtimeve brenda koalicionit qeverisës rreth dialogut me Serbinë.

Mustafa tha se nuk ka lëkundje në raportet LDK-AAK, por e ka quajtur të domosdoshme mbajtjen e një takimi për të diskutuar në lidhje me këtë çështje./Gazeta Sinjali/