image Mustafa: Privatisht askush nuk preferohet të qëndrojë në zyrën e kryeministrit

Politikë

Mustafa: Privatisht askush nuk preferohet të qëndrojë në zyrën e kryeministrit

news image

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar mundësinë që LVV s’e ka përjashtuar për të refuzuar fizikisht që t’i lëshojnë zyret e qeverisë.

Mustafa ka thënë se privatisht, pa mandat nuk preferohet që askush të qëndrojë në zyret e ekzekutivit, shkrun Gazeta Sinjali.

“Në momentin kur Kuvendi e zgjedhë një qeveri, atëherë qeveria e cila ka qenë deri në atë moment nuk ka mandat. Privatisht askush nuk preferohet që të qëndrojë në zyrën e kryeministrit dhe në zyret e ministrave sepse ai është qëndrim joligjor dhe jokushtetues”, ka deklaruar ai.

Mustafa ka thënë se nuk beson që Kurti dhe partia e tij do ta sfidojnë veten në këtë mënyrë.

“Unë nuk pres që edhe z. Kurti edhe Vetëvendosja do ta sfidojnë veten me një gjë të tillë sepse nuk është praktikuar kurrë në Kosovë dhe nuk praktikohet edhe në vendet e tjera”, është shprehur kreu i LDK-së.

Ai ka shtuar se veprime të tilla hasen vetëm në disa vende afrikane që kanë regjime jodemokratike. “Por partitë demokratike nuk veprojnë në atë formë”. /Gazeta Sinjali/