image Mustafa përkujton Rugovën: Ai është arkitekti i shtetit të Kosovës

Përvjetor/ Mustafa përkujton Rugovën: Ai është arkitekti i shtetit të Kosovës

news image

Me rastin e 75 vjetorit të lindjes, kreu i LDK-së, Isa Mustafa përkujtoi presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, për të cilin tha se është arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

“Presidenti Rugova padyshim është arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Presidenti Ibrahim Rugova është vizionari i Republikës të Kosovës që e udhëhoqi popullin e saj drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e aspiratave tona shekullore. Ai me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe ndërtoi shumë miqësi në politikën ndërkombëtare. Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneriterin me SHBA-të dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova”, ka thënë Mustafa.

Ibrahim Rugova ishte presidenti i parë i Kosovës. Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006, pas një sëmundje të rëndë. /Gazeta Sinjali/