image Mustafa për deklaratën e Osmanit: Është vendim i LDK-së të mos bëjë koalicion me PDK-në

Kosovë

Mustafa për deklaratën e Osmanit: Është vendim i LDK-së të mos bëjë koalicion me PDK-në

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në lidhje me deklaratën e Vjosa Osmanit se ajo nuk ndryshon qëndrimin për partitë e PAN-it, ka thënë se LDK-ja nuk e ndryshon qëndrimin për koalicion me PDK-në.

“Ne në Këshillin e Përgjithëm të LDK-së, e kemi bërë të qartë se nuk do të bëjmë koalicion më PDK, nuk ka ndonjë vendim të prerë për bashkëpunim me AAK-në, Nismën n dhe minortitetet, por që është vendim i LDK-së që nuk do të bëjmë me koalicion me PDK-në”, tha ai.

Më tej, Mustafa ka thënë se është sërish e hapur të bisedojë me Lëvizjen Vetëvendosje për të bashkëpunuar sërish.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot me vota 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, kaloi mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti pas më shumë se 10 orë punime në seancë.

Gjatë seancës, Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaroi se nuk do ta votonte mocionin, pasi që nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj PAN-it./Gazeta Sinjali/