image Mustafa nuk do ta pranonte Osmanin si presidente, thotë se kjo pozitë i takon PDK-së

Politikë

Mustafa nuk do ta pranonte Osmanin si presidente, thotë se kjo pozitë i takon PDK-së

news image

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Vetëvendosjes i takon pozita e kryeparlamentarit/es sipas Kushtetutës, LDK ka kryeministrin dhe pozita e presidentit do t’i takonte partisë me radhë më të fuqishme në Kuvend, që i bie PDK-së.

Ndonëse përplasjet brenda koalicionit qeverisës sa vijnë e po shtohen, por Mustafa vazhdon të mendojë që kjo qeverisje është stabile.

I pyetur se a e pranon LDK parterin e saj, Ramush Haradinajn për president, ai ka thënë se kjo pozitë i takon partisë së tretë me radhë, pra PDK-së.

“Vetëvendosjes i takon pozita e Kryeparlamentarit/es sipas Kushtetutës si parti që ka dalë me një deputet më shumë se LDK në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ka Kryeministrin dhe pozita e Presidentit do t’i takonte partisë me radhë më të fuqishme në Kuvend. Por, çdo gjë mund të ndryshojë me një marrëveshje të gjerë, e cila siguron pjesëmarrjen aktive të dy të tretave në votim në Parlament dhe jo vetëm vullnetin e koalicionit qeverisës apo të një pjese” , ka thënë Mustafa për syri.net, transmeton Gazeta Sinjali.

Mustafa, i pyetur se a do ta pranonte Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale për presidente, ka thënë “Jo. S’do të gabojmë dy herë”.

“Vjosën e kandiduam për kryeministre me qëllime të mira, me të tilla sikurse që edhe e lidhëm koalicionin me VV. Doli se dallimet predominuan këto qëllime. Mirë që përfundoi me kohë, si martesa e paqëndrueshme. Nuk na ka mbetur shumë dashuri për kontakte, por nuk kemi as urrejtje”. /Gazeta Sinjali/