image Mustafa: Nëse s'pajtohemi për presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

38431

Të shëruar

23754

Të vdekur

989

Mustafa: Nëse s’pajtohemi për presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nëse nuk pajtohen për presidentin atëherë do të pajtohen për zgjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka thënë Mustafa në një intervistë për Telegrafin, duke shtuar se zgjedhjet në këtë situatë pandemie nuk do duhej të mbahen.

E vlerësojmë se zgjedhjet në këtë situatë pandemie nuk do duhej të mbahen. Por, në qoftë se nuk pajtohemi për Presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje”, tha Mustafa.

I pyetur nëse LDK është e interesuar për postin e presidentit, ai tha se në këtë mandat nuk pretendojnë pozitën e presidentit.

Në këtë mandat, LDK e ka Kryeministrin e vendit. Nuk pretendojmë edhe pozitën e Presidentit. Nëse shkojmë në zgjedhje, çdo opsion mbetet i hapur”.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin