image Mustafa: Javën e ardhshme takohemi për çështjen e presidentit

Politikë

Mustafa: Javën e ardhshme takohemi për çështjen e presidentit

news image

Pas takimit që ka pasur në Kuvend, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur para mediave për çështjen e presidentit.

Mustafa ka thënë se pas shuarjes së grupit parlamentar 6+ , është takuar me deputetët që kanë mbetur pa grup parlamentar për të diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit, raporton Gazeta Sinjali.

Shefi i LDK-së ka folur edhe për zhvillime të reja sa i përket çështjes së presidentit.

“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas nesh çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt, jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi me kryesinë për të biseduar për presidentin”, ka thënë Mustafa.

Sa i përket kandidaturës së Ramush Haradinaj, ai thotë se nuk e di nëse kreu i AAK-së është tërhequr nga kandidatura për president të vendit.

Sipas Mustafës duhet të arrihet një pajtueshmëri dhe jo të shkohet në zgjedhje të reja./Gazeta Sinjali/