image Mustafa-Osmanit: Vet-shitesh juriste e fortë, na trego çfarë thotë neni 7 i propozimit franko-gjerman

Politikë

Mustafa-Osmanit: Vet-shitesh juriste e fortë, na trego çfarë thotë neni 7 i propozimit franko-gjerman

news image

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar për propozimin e dakorduar dje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, raporton Gazeta Sinjali.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se marrëveshja bazë që është pranuar dje nga Kurti, në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane.

Mustafa madje kërkoi nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të tregojë se a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?

“Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?

Shkrimi i plotë i tij:

Marrëveshja bazë e pranuar nga Kryeministri Kurti në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane.

Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?

Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër. IM

/GazetaSinjali/