image Mustafa: Aktgjykimi i sotëm dëshmon se shteti dhe drejtësia po funksionon, të gjithë duhet ta respektojmë

Politikë

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm dëshmon se shteti dhe drejtësia po funksionon, të gjithë duhet ta respektojmë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar pasi aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i dha të drejtë formimit të Qeverisë Hoti.

Mustafa vlerëson se aktgjykimi i sotëm dëshmon se shteti dhe drejtësia po funksionon, shkruan Gazeta Sinjali.

“Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se Shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon. LDK gjthëherë ka respektuar vendimet e kësaj Gjykate dhe kemi kontribuar që ky institucion të jetë i pavarur dhe ta gëzojë besimin e plotë. Janë këto personalitete që mbajnë peshën e drejtësisë dhe demokracisë në shtetin tonë të ri”, ka shkruar ai.

“Vendimi i Gjykatës nuk i destinohet një partie dhe një grupi por një zgjidhjeje kushtetuese e cila do të vlejë për të gjithë ne, tani dhe në të ardhmen”, ka shtuar kreu i LDK-së.

Ai ka thënë se qeverisë së ardhshme të drejtuar nga LDK-ja, i takon ta mbajë peshën e kësaj drejtësie të ndarë nga Kushtetuesja.

“I takon Qeverisë së ardhshme, të drejtuar nga LDK që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kesaj drejtesie të ndarë nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Mustafa. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë . Të gjithë duhet ta respektojmë dhe ta zbatojmë”. /Gazeta Sinjali/