image Musliu tregon se kë do ta votonte për president mes Mustafës, Çitakut dhe Haradinajt

Politikë

Musliu tregon se kë do ta votonte për president mes Mustafës, Çitakut dhe Haradinajt

news image

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se kushdo që po i fërkon duart për pozitën e presidentit pas asaj që po ndodhë me Thaçin, nuk do t’i dalë llogaria mirë, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, në rast se Hashim Thaçi përfundon mandatin para kohës, Musliu tha se nuk kanë ndonjë emër nga partia e tyre. Megjithatë, prej disa kandidatëve të përfolur ajo zgjodhi një emër.

“PDK është prej partive të para në vend që ka dhënë shembull me kandidimin e Flora Brovinës dhe çkado që ndodh nuk është me temë tabu se pse një grua të kandidojë ose jo. Në PDK nuk është përmendur ende asnjë kandidaturë sepse ne mendojmë që ka akoma kohë, pasi presidenti e ka mandatin deri në muajin shkurt të vitit 2021. Por, nëse vjen kombinimi Vlora Çitaku, Isa Mustafa apo Ramush Haradinaj, vota ime shkon për Vlora Çitakun”, shtoi ajo.

Musliu ka thënë se Vlora ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në PDK dhe në Qeveri.

“Vlora Çitaku gjithashtu është një grua e respektuar e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm fillimisht në PDK, pastaj në Kuvend dhe Qeveri dhe tani ka qenë imazh i mirë i gruas në përfaqësimin diplomatik. PDK-ja do të deklarohet kur të vjen momenti. Për mua çdo anëtar i PDK-së, kushdo qoftë ai, është i pranueshëm”, është shprehur Musliu.

Ndërkaq sa i përket hyrjes së PDK-së në Qeveri, ajo tha se më shumë partitë e tjera po kanë dëshirë që PDK-ja të hyjë në koalicion sesa vetë partia. /Gazeta Sinjali/