image Musliu - Kurtit: Unë nuk flas për Le Pen, unë flas për Muratin, për Gencin, për Teutën

Politikë

Musliu – Kurtit: Unë nuk flas për Le Pen, unë flas për Muratin, për Gencin, për Teutën

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se qasja e deputetës së PDK-së, Ganimete Musliu, është një qasje populiste të cilën e krahasoi me qëndrimet e politikanës franceze Marin Le Pen dhe kësisoj e vlerësoi si të gabueshme e si diçka që e kundërshton.

Replika e deputetës Musliu ishte e menjëhershme, duke theksuar se nuk flet për Le Penin, por për qytetarët e Kosovës.

“Une sot këtu nuk do të flas për Le Penin, unë sot këtu do të flas për Muratin atje në Skenderaj, për Gencin në Gjilan, për Teutën këtu në Prishtinë dhe gjithandej Kosovës, sepse ata sot kanë drejtuar një kërkesë drejtuar këtij kuvendi, e kërkesa është të votohet trusti pensional”, deklaroi Musliu.

Musliu përfundoi duke thënë se: “ju keni kohë të merreni me demagogji, e keni luksin, unë nuk do të mirrem me ju, por i ftoj deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ta votojnë trusitn”.

/GazetaSinjali/