image Musliu i reagon Veliut pas rastit me xhandarmërinë serbe: Mund ta shkarkojmë secilin ministër

Politikë

Musliu i reagon Veliut pas rastit me xhandarmërinë serbe: Mund ta shkarkojmë secilin ministër

news image

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu në lidhje me deklaratat e tij për patrullimet e xhandarmërisë serbe me KFOR-in në Kamenicë.

“Le të na tregojë edhe KFOR-i edhe ministri Veliu se kur ka bërë një patrullim të përbashkët qoftë Policia e Kosovës, qoftë Ushtria e Kosovës në territorin e Serbisë. Këto patrullime duhet të bëhen në mes dy shteteve ose duhet të jenë reciproke. Nëse s’kemi reciprocitet dhe nëse duam fqinjësi të mirë atëherë secili duhet të rrijë brenda territorit të vet. Ne saktë s’e dimë nëse ka qenë ushtria e Serbisë apo xhandarmëria, sepse janë dy forca të ndryshme”, ka thënë Musliu.

“Asnjë patrullim nuk bëhet pa paralajmërim. Nuk lejohet shkelja e një shteti që nuk të njeh. Nuk duhet fare lëvizje as të sinkronizuara. Lëvizja e focarve të armatosura serbe brenda territorit të Kosoës është e papranueshme dhe duhet menjëherë që të marrin përgjigjen”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

Musliu po ashtu tha se ministrat sa herë që ftohen për raportim në komisione parlamentare gjithmonë gjejnë diçka tjetër që të arsyetohen.

“Mosardhja e Veliut në Komision është shqetësuese. Nuk e di se çfarë agjende tjetër më të rëndësishme duhet të ketë se kjo. Ministrat duhet ta ndërrojnë këtë praktikë, ta ulin pak arrogancat dhe thjesht ta kuptojnë se e kanë obligim të raportojnë para deputetëve. Ministrat duhet ta kenë të qartë që nuk janë të paprekshëm dhe të pazëvendësueshëm. Në fund të fundit mos t’ia humbin durimin deputetëve sepse pavarësisht se cilës parti i takon duhet ditur se mund ta shkarkojmë cilindo ministër përmes votës”, shtoi Musliu. /GazetaSinjali/