image Musk takon për herë të parë stafin e Twitter-it, ata kanë mundësi t'i bëjnë pyetje

Të tjera

Musk takon për herë të parë stafin e Twitter-it, ata kanë mundësi t’i bëjnë pyetje

news image

Rrjeti social Twitter, në muajin prill u bë me pronar të ri.

Elon Musk, e bleu për 44 miliardë dollarë (mbi 42 miliardë euro).

Shefi multi-miliarder i Tesla pret që të marrë pyetje nga punonjësit e Twitter në takim.

Musk ka paralajmëruar se mund të tërhiqet nga marrëveshja nëse firma dështon të sigurojë të dhëna për llogaritë e rreme në këtë platformë.

Kjo u bë e ditur nga shefi ekzekutiv i Twitter, Parag Agrawal në një email drejtuar stafit të hënën.

Agrawal u tha punonjësve se mund t’i parashtronin pyetje Musk përpara takimit.

Ky takim pritet të jetë i pari që Musk do të flasë drejtpërdrejt me punëtoret e kompanisë, prej se e ka blerë kompaninë.

/GazetaSinjali/