image Murati:Depozitat bankare u rritën në nivel rekord pas ardhjes së mërgimtarëve

Financa

Murati:Depozitat bankare u rritën në nivel rekord pas ardhjes së mërgimtarëve

news image

Si shkak i fillimit të luftës në Ukrainë, depozitat bankare në Kosovë kishin shënuar rënie në shkurt e të cilat filluan të ngritën në prill pas pakos  mbështetëse nga Qeveria. E ato u rritën në nivel rekord në korrik si shkak i ardhjes së bashkatdhetarëve, raporton Gazeta Sinjali. 

Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se një indikator i rëndësishëm i ekonomisë është edhe niveli i depozitave të qytetarëve në sistemin bankar.

“Në fillim të vitit kishte një rënie të theksuar të nivelit të depozitave si rezultat i luftës që nisi në Ukrainë. Për shkak të rritjes së çmimeve e rrezikut të mbylljes së kufijve, qytetarët e bizneset nxituan të furnizoheshin me mallëra, gjë që shkaktoi një rënie të nivelit të likuiditetit në ekonomi”, tha Murati.

Ministri theksoi se trendi kthehet në pozitiv në muajin prill, kur nis zbatimi i pakos mbështetëse për qytetarët në vlerë prej 100 milionë euro, ku përfituan familjet në asistencë sociale, punëtorët e sektorit publik e privat, pensionistët e studentët.

“Një gjë tjetër interesante që vërehet është edhe kontributi i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë në muajin korrik, atëherë kur edhe fillon ardhja masive e tyre në vendlindje, ku depozitat bankare shënojnë nivel rekord, tha Murati.

Ai mët ej shtoi se në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën Euro, ishte 4.88 miliardë euro.

/GazetaSinjali/