image Murati: Treguesit janë se Kosova ka një rikuperim më të shpejt ekonomik se që pritej - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

106.914

Të shëruar

99.628

Të vdekur

2.225

Murati: Treguesit janë se Kosova ka një rikuperim më të shpejt ekonomik se që pritej

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se treguesit gjatë këtyre katër muajve të parë të vitit janë shpresëdhënës, transmeton Gazeta Sinjali.

“Treguesit sinjalizojnë një rikuperim më të shpejtë ekonomik se sa që pritej”, deklaroi Murati.

Murati thotë se edhe të hyrat në krahasim me një vit më parë kanë shënuar rritje në buxhetin e shtetit.

“Të hyrat në periudhën janar-prill 2021 kanë shënuar rritje me 30% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”.

“Nga ana tjetër edhe shpenzimet në këtë periudhë kanë shënuar rritje edhe për shkak të situatës pandemike por edhe për shkak të kërkesave për të përkrahur sektorin privat dhe zbutjen e varfërisë”.

Ministri Murati thotë se shpenzimet do t’i kthehen stabilitetit pasi të kalojë periudha e pandemisë.

Dokumenti i kornizës afatmesme të shpenzimeve është miratuar me shumicën e votave në qeveri derisa është premtuar rishikim nëse ka përmirësim të ekonomisë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin