image Murati: Subvencionimi i Qeverisë për rrymën ka ndikuar që ajo të jetë më e lirë

Financa

Murati: Subvencionimi i Qeverisë për rrymën ka ndikuar që ajo të jetë më e lirë

news image

Për krizën energjetike në Komisionin Hetimor për Energji ka folur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati,  i cili ka theksuar se subvencionimi i Qeverisë për rrymën ka ndikuar që ajo të jetë më e lirë sesa në Shqipëri, raporton Gazeta Sinjali.

Ministri më tej tha se nga 90 milionë euro sa është premtimi, tashmë janë alukuar 60 milionë, duke u zotuar se premtimi i Qeverisë do të përmbushet në tërësi.

“Nëse e marrim Shqipërinë si rast konkret, kemi rastin ku është shtuar edhe atje blloku tarifor. Nëse i krahasojmë tarifat, tarifat nën 800 KWh kushton 6 cent, ndërsa në Shqipëri 12 cent.

Po ashtu ai tha se edhe tarifat mbi 800 Kwh në Kosovë janë më lirë sesa në Shqipëri.

Në intervitim të Komisionit Hetimore për Energji, ishte  paraparë të flas jetë edhe kryetari i Bordit të ZRrE-së Ymer Fejzullahu, por që nuk ishte prezent.

/GazetaSinjali/