image Murati paralajmëron pesëfishim të numrit të inspektorëve të Punës

Biznes

Murati paralajmëron pesëfishim të numrit të inspektorëve të Punës

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria parasheh pesëfishimin e inspektorëve të Punës.

Murati ka thënë se ka kërkuar që puna e inspektorëve të përqendrohet sidomos te ndërtimtaria, për shkak të kushteve të punës në këtë sektor e ku shumë punëtorë përfundojnë me fatalitet.

Procesi i riorientimit të resurseve brenda administratës publike merr pak kohë. Riorientimi i resurseve në administratën publike po bëhet dhe do të bëhet në mënyrë graduale. Pra duhet të ketë një lloj tranzicioni dhe jo ndryshim që shkakton ndërprerje të sistemit. Ideja është që aty të pesëfishohet numri i inspektoreve në mënyrë që të rritet kapaciteti. Problemi më i madh që kemi aktualisht në aspektin e shëndetit dhe sigurisë në punë është sidomos te ndërtimtaria, ku kemi pasur disa raste me fatalitet tek punëtorët, shto këtu faktin që nuk kanë as kontrata të punës, pra nuk janë as zyrtarisht punëtorë, e kjo e bën situatën të rëndë dhe kërkon intervenim. Me resurset që ka inspektorati unë kam kërkuar që përqendrimi i inspektimeve të jetë tek sektori i ndërtimtarisë”, ka thënë Murati në KTV.

Sipas tij, deri tani ka pasur shtrirje të njëtrajtshme të inspektorëve në të gjithë sektorët, duke shtuar se me resurset ekzistuese duhet të evitohet rreziku për jetën./Gazeta Sinjali/