image Murati bojkoton Komisionin ku diskutohej raporti financiar i Buxhetit të Kosovës

Financa

Murati bojkoton Komisionin ku diskutohej raporti financiar i Buxhetit të Kosovës

news image

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021 ishte caktuar për diskutim në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, por edhe pse ishte i ftuar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati nuk ishte i pranishëm.

Kryetarja e Komisionit Hykmete Bajrami tha se nuk kanë marrë konfirmim nga kabineti për mungesën e Muratit, duke shtuar se raporti s’mund të shqyrtohet pa prezencën e tij.

“Prezencën qe 10 dite e ka konfirmuar. Na nuk kemi pasur njoftim prej kabinetit. Nuk kemi mundësi me shqyrtuar raportin e auditimit pa prezencë të ministrit të Financave. Ka afate ligjore që ky raport mu aprovuar edhe në seancë plenare”, tha Bajrami.

Kryetarja e Komisionit, theksoi se e shtyjnë edhe javën tjetër, por ka shumë gjëra për të diskutuar. Ministrit nuk i ka konvenuar të vijë sot dhe i njëjti raport shqyrtohet në Komisionin për Buxhet dhe nuk është e pranueshme dhe e shtyjmë javën tjetër.

Deputeti i PDK, Hajdar Beqa, e ka quajtur Muratin ministër të papërgjegjshëm që nuk i ka ekzekutuar paga e mësimdhënësve.

Ai ka shtuar se raporti ka shumë mangësi, por edhe elemente që mund të dërgohen në Prokurori.

“Është një praktikë dhe  e pakuptimtë që të shqyrtohet pa ministrin raporti vjetor. Mos prezenca e tij e shohë si sjellje jo serioze dhe propozojmë të shkojë në Kuvend për seancë plenare”.

“Ka elemente edhe për Prokurori. Një ministër që ndal pagat e mësimdhënësve. Ky ministër është i papërgjegjshëm”.

Deputetja e VV, Arta Baraliu, ka kërkuar që mos të bëhet politikë me çështje e tjera që nuk lidhen me temën që ishte në rend dite.

“Nuk është e nevojshëm te bëjmë politikë me çështje tjera”.

Deputetja e AAK, Albana Bytyqi, i ka kërkuar kolegëve të pozitës që mos të bëhen avokat i ministrit, duke shtuar se është e papranishme që ai të shkojë në Durrës e mos të marrë pjesë në mbledhje.

/GazetaSinjali/