image Munishi harron modestinë: Me më ëndje e kam shikuar Ballkanin se Barcelonën

Futboll

Munishi harron modestinë: Me më ëndje e kam shikuar Ballkanin se Barcelonën

news image

Ismet Munishi në një emision në T7 tha që ai më me ëndje e shikon Ballkanin se sa Barcelonën.

Po ashtu Munishi tha që Ballkani duhet të merret si shembull edhe nga skuadrat e tjera, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Ndoshta duhet të organizohet një seminar dhe të merret Ballkani si shembull edhe ta shohin këto klubet e tjera, të mos xhelozojnë, por ta shohin se si është punuar mirë, në mënyrë korrekte, dhe të marrin mësim se si të shkojnë përpara”, tha Munishi.

Po ashtu Ismet Munishi tha që kjo skuadër do të jap emocione ngjashëm si në kohën para pandemisë.

“Ballkani do të vazhdojë t’i japë emocionet e njëjta si para pandemisë. Gjatë kohës së karantinës, kur i kam shikuar ndeshjet e Ballkanit, me më ëndje e kam shikuar Ballkanin se Barcelonën kohët e fundit”, deklaroi Munishi.

Skuadra e Ballkanit do të përballet me Feronikelin më 3 qershor në gjysëmfinalen e Kupës së Kosovës.

/Gazeta Sinjali/