image Mund të mos e përdorni dot për disa ditë - Rregullat e reja të WhatsApp

Aplikacione

Mund të mos e përdorni dot për disa ditë – Rregullat e reja të WhatsApp

news image

Aplikacioni i WhatsApp mund t’iu çaktivizohet nëse nuk bini dakord me kushtet e reja të shërbimit, deri më 15 maj, njofton Facebooku i cili e ka në pronësi aplikacionin.

Pas kësaj date, përdoruesit duhet të klikojnë në mënyrë që të futen në WhatsApp për të parë mesazhet apo thirrjet. Pas disa javësh me këtë funksionalitet të kufizuar, nëse nuk bini dakord me rregullat e Facebook, nuk do të jeni në gjendje të merrni thirrje ose njoftime dhe kështu WhatsApp do t’ju ndalojë të dërgoni mesazhe ose të telefononi dikë.

Në këtë pikë, do të duhet të zgjidhni nëse do të pranoni kushtet ose të mos e përdorni fare WhatsAppin.

Disa pretendojnë se nëse pranojnë kushtet e Facebook, ky i fundit do të ketë mundësi të përdorë të dhënat e përdoruesve ndaj do t’i drejtohen aplikacioneve alternative si Signali apo Telegrami.

/GazetaSinjali/