image Muja ia kthen Haradinajt për importet nga Serbia: Rekordi ishte në vitin 2017, në kohën e PAN-it

Politikë

Muja ia kthen Haradinajt për importet nga Serbia: Rekordi ishte në vitin 2017, në kohën e PAN-it

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, rreth importeve serbe në Kosovë.

Sot Haradinaj tha se në qeverinë e tij Serbia importoi mallra në Kosovë në vlerë rreth 4.4 milionë euro, ndërsa në qeverinë Kurti në vitin 2021, Serbia, sipas tij, importoi mallra në Kosovë në mbi 300 milionë euro vlerë.

Ndërsa Muja reagoi duke thënë se në leximin e statistikave të ofruara nga Dogana e Kosovës, rekordi i importeve nga Serbia në Kosovë ishte regjistruar në vitin 2017.

“Nga një lexim i shpejtë i statistikave të ofruara nga Doganat e Kosovës në të vërtetë rekordi i importeve nga Serbia ishte regjistruar në vitin 2017 në kohen e koalicionit PAN (Haradinaj II) me 449 milion euro apo 15% e te gjitha importeve të Kosovës”, ka shkruar Muja.

Ai tha se në vitin 2017 Kosova kishte importuar energji elektrike nga Serbia në vlerë 55 milionë euro, kurse sipas tij, vitin e kaluar partneri kryesor i Kosovës në shkëmbim tregtar rajonal ishte Shqipëria.

“Blerjet nga Serbia kanë rënë në 6.5% të vlerës së përgjithshme të importit të Kosovës. Nevojat për energji elektrike të Kosovës nuk mbulohen më nga Serbia si në kohen e PAN (55 milion euro ne vit) por nga Shqipëria, Danimarka dhe Maqedonia”.

/GazetaSinjali/